FIDANISHTJA

VV, AAK dhe Nisma: Nuk do të ketë qetësi deri në tërheqje të marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, në një kumtesë të përbashkët, kanë thënë se kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë, transmeton Koha.net.

“Përballë insistimit të Qeverisë, që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë.

Nuk do të tolerojmë që Kosova të shndërrohet në shtet policor, e shteti policor në instrument të mbrojtjes së “Zajednicës” dhe demarkacionit. Nuk do të ketë qetësi derisa pushteti vazhdon arrogancën, duke arrestuar opozitën.

United Hospital

Nuk mund të ketë normalizim ngase Kosova po rrezikohet nga defunksionalizimi dhe ndarja etnike. Opozita e bashkuar do të vazhdojë aktivitetet dhe protestat deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimin e deputetëve të opozitës”, thuhet në kumtesën e dërguar nga tri partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

http://koha.net/?id=27&l=84936

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.