Eko Higjiena

VV: A po shkatërrohet mjedisi jetësor në Komunën e Vitisë ?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Lugina e Moravës, e njohur që nga parahistoria e saj, gjithnjë ka qenë një vend i banuar dhe populluar pos tjerash edhe sepse fusha e saj pjellore dhe pyjet që e rrethojnë kanë dhënë prodhime të bollshme për të përballuar ekzistencën e banorëve. Lumi Morava e Binçës, që e përshkon këtë luginë, ka qenë burim i jetës me shekuj duke i njomur tokat pjellore me lagështi dhe lym nga bjeshkët e pasura me pyje thotë Bislim Bislimaj këshilltar komunal nga radhët e LVV në Viti.

Bislimaj thotë se me ndryshimin e rrethanave historike dhe politike zë fill edhe eksploatimi i egër dhe i pakontrolluar i tokës dhe pyjeve që e rrethojnë duke i shndërruar këto vendburime të jetës në golie të vërteta duke i zhveshur malet nga baza jetike e tyre –druri i cili eksploatohet pa kontroll nga njëra anë dhe tokës bujqësore nga ana tjetër me ndërtime të pakontrolluara dhe me vërshime të parvjetshme si pasoj e shkatërrimit të shtratit të lumit. Kështu këto veprime sollën në një gjendje ku tanimë banorët e kësaj lugine përballen jo vetëm me ngushtimin dhe tkurrjen e tokave pjellore duke i shndërrua në objekte banimi dhe biznesi por edhe me rrezikimin e jetës dhe pronës së banorëve nga vërshimet si pasojë e mungesës së kurorës malore të drunjëve e cila shërben si shtyllë mbrojtëse nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Sipas tij degradimi dhe shkatërrimi i pyjeve, shtratit të lumenjve dhe degradimi i tokës pjellore u bë fenomen i kohës moderne. Hedhja e mbeturinave inorganike, derdhja e ujërave të zeza në fusha dhe lumë, shfrytëzimi i dheut nga anësoret e shtratit te lumit, hedhja e mbeturinave te ngurta në lendinë dhe fusha pjellore paraqesin format me te egra te shkatërrimit të ambientit në Komunën tone. Ajo që është për kritikë është fakti se organet e pushtetit lokal dhe atij qendror as në të kaluarën dhe as tash nuk po kujdesen fare për ndalje të këtij shkatërrimi që doemos ndikon në jetën, sigurinë, ekzistencën, shëndetin dhe mbrojtjen e banorëve.

FIDANISHTJA

Në këto kushte dhe rrethana kur jeta në fshatra po behet gjithnjë e më e vështirë, nga zhvendosja e banorëve të viseve të larta rurale në viset e rrafshëta fushore duke kërkuar jetë më të mirë, është bërë edhe koncentrimi i tejmase i banorëve duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen sa i përket ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit jetësor. Kështu, Morava e Binçës dhe degët e sajë u mbingarkuan tejmase me ndotje e cila është e llojllojshme edhe nga sasia edhe nga cilësia.

Morava dhe degët e saj, dikur të njohura për nga llojllojshmëria e botës bimore dhe shtazore, tanimë është shndërruar në një lumë i cili bartë në vete mbeturina dhe materie shumë të rrezikshme të cilat nuk e cenojnë vetëm jetën e gjallë që jeton në ujin e saj, por rrezikon seriozisht jetën e njeriut dhe atë jo vetëm në afërsi të shtratit, por edhe më larg përmes ujërave nëntokësore që ndikon në kualitetin e ujit të pijshëm nëpër puse, kur dihet se shumica e vendbanimeve skaj Morave dhe ma larg nuk e kanë zgjidhur akoma problemin e ujit të pijshëm. Lloje të ndryshme shtazësh dhe bimësh tanimë nuk gjenden fare në këto ujëra të ndotur psh. peshqit e kualitetit të lartë siç është trofta mund të gjendet vetëm në pjesën e epërme të lumit atje ku fillon gryka e Moravës, si një ndër grykat më të bukura me peizazhe natyrore të krahasueshme vetëm me Lumbardhin, Mirushën dhe Drinin e Bardhë. Lloje tjera siç janë guaskat dhe gaforret që dikur gjendeshin edhe nëpër qytezën e Vitisë e deri në afërsi të Gjilanit tanimë janë zhdukur krejtësisht dhe mund të shihen vetëm në fotot e kohërave të shkuara. Fat të njëjtë pati edhe bota bimore. Lloje të ndryshme bimësh të ndishme ndaj ndotjes janë zhdukur duke u zëvendësuar me alga të ndryshme dhe mikroorganizma të cilët shërbejnë për zbërthimin e organizmave të vdekur që bartin ujërat e këtij lumi duke e zvogëluar kështu sasinë e oksigjenit në ujë dhe kështu kontribuojnë në tkurrjen e habitatit ekzistues.

Pas gjithë kësaj që thamë më lartë shtrohet pyetja: Kush qëndron prapa krejt këtyre shkatërrimeve? Përgjigjja është e shkurtë “NJERIU”, kjo krijesë ndoshta e vetme në natyrë e cila me vetëdije po ia mih varrin llojit të vet. Egoizmi, lufta për të fituar kohën, vrapimi pas të mirave materiale etj. veti këto karakteristike për njeriun modern po e çojnë botën në vetshkatërrim. Ai me vetëdije apo pa vetëdije po ia ngushton lakun vetes në fyt me veprimet e tij të pamatura dhe naive ka thënë Bislimaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.