ARKATANA

Vullnetmirët ndërtojnë dy shtëpi për rastet skamnore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan –Një grup qytetarësh janë bërë bashkë dhe kanë ndihmuar ndërtimin e dy shtëpive për familjet skamnore të Hasan Bekteshit dhe Mirvete Jasharit. Punimet i ka vizituar edhe Qemajl Mustafa.

Një grup donatorësh të shndërruar në iniciativë qytetare kanë nisur ndërtimin e dy shtëpive në lagjen Dheu i Bardhë për nevojat e dy familjeve skamnore të Hasan Bekteshit dhe Mirvete Jasharit.

Nazim Zylfiu njëri nga iniciatorët tha se pasi e kanë parë gjendjen e rëndë të këtyre familjeve në koordinim edhe me komunën e cila ka ndarë dy troje, kemi vendosur që tua ndërtojmë shtëpitë që kapin vlerën e 52 mijë eurove.

UBT

Zylfiu tha se kryesisht donatorët janë vullnetmirë dhe njerëz human si Vali Ranch, Islam Islami, Enver Maliqi, Skënder Hoxha dhe Abdyl Islami.

Për të parë ndërtimin e këtyre dy shtëpive ishte edhe kreu i komunës Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Xhemajl Salihu, i cili i ka përgëzuar donatorët për gjestin e tyre human e njerëzor. “Komuna do të vazhdojë me këto kapacitete që ka që të përkrah aty këtu ndonjë rast ekstrem siç është me këto dy raste, ku u kemi ndarë trojet. Ne po mundohemi që të jemi sa më afër këtyre familjeve dhe të sistemojmë rastet më të rënda” tha Mustafa.

Familjarët që pritet të vendosen në këto dy shtëpi ajo Bekteshi e Jashari kanë nga gjashtë anëtarë kurse dorëzimi i çelësave për këto familje pritet të bëhet në fillim të tetorit tha Nazim Zylfiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.