Fundamenti

Vullnetari i mëngjesit dhe alpinisti Osman Ibrahimaj sot mbush 81 vite

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Osman Ibrahimaj sot mbush 81 vite ndërsa asnjëherë nuk lodhet duke përkrahur çdo iniciativë qytetare. Edhe pse në moshë të shtyrë pensionistin Osman Ibrahimaj e sheh kudo nëpër qytet duke pastruar mbeturina dhe duke këshilluar të rinjtë dhe grupet qytetare në mirëmbajtjen e ambientit.

Pensionisti Osman Ibrahimaj sot i mbush 81 vite. Ai ndihet akoma i ri për faktin se nuk pushon asnjëherë duke ecur e vrapuar me kilometra të tërë.

Ibrahimaj thotë se vazhdon të jetë në formë fal ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike që i realizon çdo ditë. “E kemi filluar me vullnetarët e mëngjesit ku bëjmë ushtrime dhe aktivitete ditore. Aty kemi shoqëri të zgjedhur dhe secili i kryen detyrat e veta” shprehet ai.

Hidromorava

Por Ibrahimaj përkrah çdo iniciativë qytetare në Gjilan. “Unë jam mbrojtës dhe përkrahës i ambientit të pastër dhe marr pjesë kudo që ka nevojë. Pastrojmë dhe eliminojmë mbeturina para objekteve dhe institucioneve tona” thotë ai.

Osman Ibrahimaj mbetet njëri nga pensionistët më aktiv dhe më të dashur në Gjilan si për nga kontributi i tij madhor ashtu edhe nga përkrahja e tij për të pasur një Gjilan modern dhe me ambient të pastër./rajonipress/