Vullnet Basha nënshkruan me Real Zaragozën
Një tjetër shqiptar i është bashkuar La Ligës spanjolle për stinorin e ri.Mesfushori kosovar, Vullnet Basha, në stinorin e ri do të jetë pjesë e futbollit spanjoll.
Basha ka arritur marrëveshje me Real Zaragozën, me të cilën do të luaj si i huzuar deri në fund të stinorit.
Ai u huazua nga Sioni, teksa Zaragoza e ka mundësinë e blerjes pasi t’i përfundojë huazimi.
Ndryshe, Vullneti është vëllai i anëtarit të Kombëtares shqiptare dhe Torinos, Migjen Basha.


