UBT

Vuk Drashkoviç: Millosheviç urdhëroi vrasjen e fëmijëve serbë në Pejë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Draskoviç thotë se vrasjen në kafiterinë “Panda”në Pejë, në vitin 1998, u bënë me urdhër të Slobodan Miloseviç’it. Ai kërkon nga organet e drejtësisë serbe që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Draskoviç, thotë se sigurimi shtetëror serb në krye me Radomir Markoviç dhe përmes Miloras Ulemek-Legija, kanë kryer vrasjen e katër të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në vitin 1998 në Pejë.

Ai thotë se ky krim monstruoz është kryer me urdhër të Kryetarit të atëhershëm të Serbisë, Slobodan Milosevic, shkruan Kurir.

RCCOLA

“Krimi serik kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët e kanë përkrahur Serbinë dhe kanë gjykuar publikisht UÇK’në, në fillim të nëntorit të 1998, është urdhëruar nga Milosevic’i”.

“Ishte dhënë vendim që të bëhen disa sulme terroriste të cila do t’i kryente skuadra e Legija’s, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste dhe në të njëjtën kohë për të ulur reputacionin e shqiptarëve në Kosovë”.