Fundamenti

Vuçiqit i ngushtohet puna, përfolet një agjendë trepikëshe e Hill-it, një nga to njohja e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për “Novostin” ka folur edhe për emërimin e Christopher Hill-it si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Gazeta serbe e ka pyetur Vuçiqin se si e kishte kuptuar agjendën e Hill-it që përmban tri çështje kryesore, që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, “Republika Srpska” të mbetet një entitet dhe që SHBA-ja të bëj një lloj mbiqkyrjeje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në prill në Serbi, trasnmeton Gazeta Express.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, shpesh her qeshi kur dëgjoj se disa vende flasin për të tjerët për ndërhyrje në proceset e tyre zgjedhore”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka folur edhe për çështjen e Bosnje e Hercegovinës duke thënë se do veprojë në bashkëpunim me ata që e krijuan shtetin e Kosovës.

Fundamenti

“Ajo që më shqetëson më shumë është situata në Bosnje e Hercegovinë”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Derisa për punën e njohjes së Kosovës, Vuçiq është shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jo! Shkurt dhe qartë”, ka thënë Vuçiq.

Pas ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka ndryshuar i gjithë mozaiku i njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Hill-it i bashkohet edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe emisari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Të gjithë kanë njohuri për rajonin, sidomos Hill që ka qenë i involvuar në procese qysh në vitet e 90-ta. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.