Eko Higjiena

Vuçiqi tregoi se i urren shqiptarët, Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy liderët e Luginës së Preshevës, kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, e kanë vlerësuar historike dhe shumë të rëndësishëm vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Dy liderët e Luginës së Preshevës, kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, e kanë vlerësuar historike dhe shumë të rëndësishëm vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.Duke folur në Interaktiv të KTV-së, ata kanë thënë se kjo tregon përkujdesjen që shteti shqiptar ka ndaj shqiptarëve atje.

Mustafa e ka vlerësuar skandal diplomatik sjelljen e kryeministrit serb para atij shqiptar kur i është përmendur Kosova.

“Ai (Vuçiqi) tregoi se na urren shqiptarëve edhe këtu në Preshevë. Ne nuk do të ndalemi duke kërkuar me mënyra demokratike realizimin e kërkesave tona legjitime që ka të bëjë me bashkimin me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Hidromorava

Në linjë të njëjtë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

“Adresat e vetme për ne janë Tirana dhe Prishtina. Nuk kemi çka kërkojmë tek Vuçiqi dhe Beogradi. Ai tregoi hapur në konferencë urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ne do të punojmë për realizimin e asaj për çka ka luftuar UÇPMB-ja – bashkimin me Kosovën”, ka thënë Jonuzi.

Duke folur për ndihmën prej 100.000 eurove për Maternitetin e Preshevës, Mustafa ka thënë se transferi ka zgjatur katër muaj për shkak të procedurave dhe për faktin që 50.000 eurot e Kosovës është dashur të shkojnë fillimisht në Tiranë e pastaj në Bankën Popullore të Serbisë dhe në konton e Komunës së Preshevës.

Të dy kryetarët kanë kërkuar angazhim më të madh nga Prishtina për shqiptarët e Luginës. /Koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.