Eko Higjiena

Vuçiq sot do të “mundohet” t’i bindë serbët e veriut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq sot nga Beogradi vjen në veri të Kosovës me qëllim që “t’i bindë serbët” për të pranuar Marrëveshjen e Brukselit arritur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Daçiq më 19 prill për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Nuk dihet a do t’i bindë Vuçiq serbët për këtë marrëveshje të cilët kundër saj mbajtën protestë të premten në Beograd në të cilën, edhe nga peshkopë serbë, u kërkua koka e Daçiqit dhe të tjerëve “që e tradhtuan Kosovën” dhe “popullin serb të saj”, sië në të vërtetë edhe cili është qëllimi i tij i tij njëmendtë .

Uji Dea

Megjithatë premtimet që i ka dhënë Vuçiq para se të takojë serbët e veriut nuk lënë shumë shpresë. Pos fjalisë së tij tashmë të njohur se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri”, ai sot për medie të Beogradit ka shtuar “se do të bisedohet për çdo imtësi, me legjitimët e jo legjitimët” dhe se atje do të them se “politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se nuk e kemi dhe nuk do ta njohim Kosovën…”, transmeton koha.net

Aleksandër Vuçiq takohet me serbët e Kosovës në kohën kur politika zyrtare e Serbisë zvarrit implementimin e marrëveshje së fundit dhe të gjitha marrëveshjet e deritashme nga bisedat “teknike”, ndërsa zyrtarët e Kosovës vazhdojnë ta mbushin gojën me të (me marrëveshjen) “si një e arritur historike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.