Hidromorava

Vuçiq pret fjalë të rënda nga Merkel për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Serbia do të jetë stacioni i dytë i kancelares Gjermane, gjatë vizitës në rajon.Beogradi pret që Kosova dhe normalizimi i marrëdhënieve të mbetet parakusht për integrimet e evropiane per Serbi.

Beogradi, pas Tiranës dhe para Sarajevës, do të jetë stacioni i dytë i Kancelares Angela Merkel në Ballkanin Perendimor.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pret fjalë të rënda për Kosovën, por vlerësime të mira për reformat ekonomike që kanë filluar në Serbi.

Ndërsa pritjet e serbëve për gjermanët janë se kushtet e vjetra për Serbinë mbesin në fuqi, raporton RTK.

Uji Dea

“Normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet parakusht për integrimet e mëtutjeshme evropiane per Serbine.

Angela Merkel do të arrijë më 8 korrik në Beograd, ku pritet të takohet ndaras me Kryeministrin Vuçiq, dhe Presidentin Tomislav Nikoliq, që përpos temës së integrimeve, Kosovës dhe ekonomisë do të diskutohet edhe për rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Siguria gjatë vizitës do të jetë e shkallës së parë.

Mbi 2000 policë, snajperistë dhe helikopterë janë angazhuar për të siguruar qëndrimin e Kancelares Merkel në Serbi, e cila pas Beogradit, do të niset në Sarajevë, për herë të parë – për të konfirmuar qëndrimin e Bundestagut, për zgjërim të mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perendimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.