Eko Higjiena

Vuçiq: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje 200 vjeçare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë dihet se pengesa më e madhe (në mos e vetmja) në rrugën e Serbisë drejt aderimit në Bashkimit Europian është gjetja prej tyre e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët, për Kosovën”.

Në një intervistë për Associated Press, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme.

“Kemi konflikt të ngrirë prej shumë vitesh. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vitet e ardhshme? Nuk mendoj se është kështu. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, deklaron ai.

BE-ja po ndërmjetëson bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Europë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

Eco Higjiena

“Me shqiptarët mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vitet e ardhshme”, vijoi me tej Vuçiç, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa lëshime”.

Vuçiç po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti që Rusia po armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim.

© ZËRI.INFO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.