Fundamenti

Vuçiq: Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranojë Asociacionin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke folur para gazetarëve pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Miroslav Lajçak dhe Joseph Borrell.

“Kemi patur një takim të vështirë, do të kemi akoma tjerë. Do të duhej të takoheshim në territorin e Maqedonisë së Veriut, kur Borrell do ta vizitojë rajonin tonë”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, nuk ishte i gatshëm të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se “nuk e di nëse do të pranojë edhe në të ardhmen”.

RCCOLA

Kujtojmë që Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, dhe më pas ka patur një takim të ndarë me Lajçakun dhe Borrellin.

Ky takim i sotëm nga shumë media ndërkombëtare ishte cilësuar madje edhe si takim historik, që mund t’i jep një epilog çështjes së shumëpërfolur.

Megjithatë deri më tani është bërë e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, për atë për të cilin ishin mbledhur për të diskutuar sot. /Telegrafi/