Fundamenti

Vucic: Nxënësit shqiptarë në Luginë… do t’i kenë librat shqipe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të hënën do t’i kenë librat në gjuhën shqipe, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar se të hënën, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, për shkak të mungesës së librave në gjuhën amtare.

Kështu kanë vendosur përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

ARKATANA

Ata kanë thënë se, në këtë mënyrë, duan t’u dërgojnë mesazh autoriteteve në Beograd, të cilat përsëri kanë shkelur premtimet e tyre se për nxënësit shqiptarë do të përgatiten me kohë tekstet për ato lëndë që mungojnë.

Megjithatë, siç raporton REL në gjuhën serbe, nga Ministra e Arsimit e Serbisë ka ardhur informacioni se ministri Srxhan Verbiq, ditën e parë të shkollës, nga ora 8 deri në 10, filloristëve, edhe serbë, edhe shqiptarë në Bujanoc, do t’iu ndajë libra falas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.