UBT

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, hani këto ushqime

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Ja pse duhet të keni afër rrush, të hani rregullisht kivi, shalqi dhe banane dhe pse speci djegës është i mirë për tensionin tuaj të gjakut.

Shkencëtarët nga Qendra për hulumtim të metabolizmit dhe arteriosklerozës në Louisville kanë zbuluar që ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund të ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet tjera të ushqimit.

“Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush se sa ushqimet tjera si krekerët apo biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays, transmeton “Zëri”.

Personat të cilët gjatë studimit rregullisht kanë ngrënë rrush kanë reduktuar tensionin sistolik të gjakut (numri sipërm tek matja e tensionit të gjakut, i cili tregon se si rrah zemra) dhe tensioni diastolik i gjakut (numri i poshtëm tek matja, i cili tregon relaksimin e zemrës në mes dy rrahjeve).

– Kivi: Nëse konsumoni tre kivi në ditë, do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë molla në hulumtimin e njëjtë. Dihet që kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

– Bananet: Studimi i publikuar në vitin 2005 në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium se sa vetëm me shtesat e kaliumit.

Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, i cili në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Uji Dea

LEXO EDHE: A e dini çfarë ndikimi ka përtypja e çamçakëzit në shëndet?

– Shalqiri: Shalqiri nuk është vetëm pemë freskuese, por përmban edhe shumë materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë fibrat, likopenet, vitaminën A dhe kaliumin. Një lloj i aminoacideve që i përmban shalqiri ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë.

– Patatja ngjyrë vjollcë: Studimi i prezantuar vitin e kaluar në takimin e Shoqërisë amerikane të kimistëve tregon që kjo perime me rrënjë me ngjyrë vjollcë ulë tensionin e gjakut. Hulumtimi ka përfshirë 18 njerëz me tension të lartë të gjakut të cilët një muaj kanë ngrënë gjashtë deri tetë patate ngjyrë vjollce (duke përfshirë edhe lëvoren) dy herë në ditë. Ata kanë pasur ulje të tensionit sistolik dhe diastolik deri në përfundim të periudhës vëzhguese.

– Çokollata: Çokollata është e lidhur me indeksin e ulët të masës trupore, ndërsa kjo gjithmonë mund të jetë e dobishme për personat me tensionin e lartë të gjakut. Flavanolet, që gjenden në çokollatë, ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të ulë tensionin e gjakut.

“Flavanolet rrisin krijimin e oksidit nitrik endotelik, i cili ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut dhe kështu mund të ulë tensionin e gjakut”, thotë autorja e studimit, dr. Karin Ried, nga Universiteti në Adelaide.

“Ekzistojnë megjithatë rezultate kontradiktore: kemi përcaktuar që përdorimi në mënyrë të konsiderueshme mund të ulë tensionin e gjakut të personave me tension të lartë, por jo edhe atyre me tension normal të gjakut”, shtoi ajo.

– Ushqimi djegës: Nëse e pëlqeni ushqimin djegës, do t’i bëni shërbim tensionit të gjakut. Kapsaicina, përbërësi i specit djegës ul tensionin e gjakut, njoftojnë mediet amerikane. /ZËRI/