UBT

Vuani nga anemia? Këto janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni

/ 2 minuta lexim
HW

1. Mishi i kuq, si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

2. Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

3. Drithërat integrale Buka e prodhuar me drithë integrale është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

Fundamenti

4. Veza është e pasur në lëndë ushqimore. 1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

5. Gjalpi i kikirikut është burim i mirë hekuri. Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.