United Hospital

Vuajtjet e Kosovës, një rikujtim për Evropën që të ketë paqe në Ballkan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.

Kjo letër e Shauble vjen pas asaj që Veseli i ka dërguar atij, lidhur me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi në angazhimin e tij për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit.

FIDANISHTJA

Shauble thotë se Gjermania po ashtu bashkë-ndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.

Më tej Shauble në letër thekson se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Letra e Gjermanisë është momenti i dytë, pas Kongresit Amerikan që mbajti një sesion për luftën në Kosovë./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.