Vuajtjet e Bersant Celinës dhe ndryshimet në ‘Instagram’ të yllit kosovar shqetësojnë tifozët e Swanseat

/ 5 minuta lexim

Swansea City u tregua mjaft bujare në ditën e Shën Valentinit, derisa i dhuroi katër gola Hull Cityn në ndeshjen ku dy skuadrat i ndanë pikat në stadiumin “KCOM”, shkruan “walesonline”, transmeton zeri.info

Pasi dështuan që të regjistronin një goditje të vetme në kuadrat të portës ndaj Queens Park Rangersit tre ditë më herët, djelmoshat e Steve Cooperit ishin shumë më efikasë në barazimin me Hull Cityn.

Sidoqoftë, një shfaqje e dobët nga një mbrojtje e ndryshuar me Marc Guehin dhe Ben Wilmostin në qendër të mbrojtjes për herë të parë, derisa Joe Rodon dhe Connor Roberts u lanë jashtë ekipit bënë që ekipi i Grant McCannit të pësonte katër gola, por sërish të marrë një pikë ndaj Swanseas.

Duke shikuar anën pozitive, kishte disa shenja inkurajuese nga ekipi mysafir.

Zëvendësimet e Cooperit – apo ndonjëherë mungesa e tyre – së bashku me vuajtjet e Swanseas nga ndërprerjet kanë qenë pika diskutimi së fundmi, transmeton zeri.info

Por, në barazimin në Hull, Kyle Naughton, shënoi nga një goditje këndi e gjuajtur bukur, derisa mysafirët u rikthyen nga 3:2 në 4:3 pasi Cooper bëri tre ndryshime.

Bersant Celina shprehu zemërimin e tij pasi u largua nga fusha, edhe pse zëvendësuesi i tij Jordon Garrick shënoi golin e tij të parë në ligë për klubin vetëm katër minuta pasi e zëvendësoi kosovarin për të cilin ishte rikthimi i shumëpritur pas një lëndimi në gju.

Nuk ishte hera e parë që Celina mbeti i pakënaqur pas zëvendësimit këtë edicion.

Dhe diskutimet e shumta në rrjetet sociale kanë bërë që forma momentale e Celinës të bëhet pikë diskutimi.

Fill pas ndeshjes në “East Yorkshire”, tifozët vërejtën një ndryshim që nuk dukej i zakonshëm në profilin e Celinës.

Mbetet të shohet se çfarë ka ndryshuar saktësisht – nëse ka pasur – pasi që në atë llogari nuk shihet asnjë lidhje me Swansean, derisa ka 33,000 ndjekës.

Së fundmi, llogaria i takon Celinës dhe ai mund ta drejtojë llogarinë siç ka dëshirë.

Por, nuk ka dyshim që edicioni 2019/2020 ka qenë acarues për njeriun që u transferua nga Manchester City në verën e 2018-s.

Celina shënoi tetë herë në 42 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e tij debutues në Uellsin jugor, duke realizuar gjashtë asistime në kategorinë e dytë angleze, transmeton zeri.info

Nën drejtimin e Cooperit, Celina ka vetëm dy gola – të cilat kanë ardhur në gusht – dhe dy asistime në 31 paraqitje.

23-vjeçari ka luajtur në 30 prej 33 ndeshjeve të Swanseas në Championship këtë sezon. Ai ishte një zëvendësues i pa përdorur në humbjen në shtëpi nga Fulhami para se të mbetet jashtë skuadrës në West Brom. Së fundmi ai mungoi në humbjen 3:2 nga Derby për shkak të lëndimit.

Hidromorava

Ai hyri nga banka rezervë në fitoren në shtëpi ndaj Charltonit dhe në humbjen nga Brentfordi në “Liberty”.

Celina ka bërë 28 paraqitje si titullar në ligë këtë kampionat. Por, ai ka kompletuar vetëm 17 ndeshje, me sulmuesin që është zëvendësuar në 11 raste, gjashtë prej të cilave radhazi mes shtatorit dhe dhjetorit.

Pra, cilat janë arsyet prapa vuajtjeve të tij?

Nuk ka dyshime që pozicioni i Celinës ka qenë temë e nxehtë diskutimi.

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur kryesisht si numër dhjetësh nga Potteri, edhe pse luajti edhe në krah në disa raste.

Sidoqoftë, nën Cooperin, ai ka operuar më shumë në anën e majtë.

Potter e pati luksin që të ketë një Daniel James në radhët e tij në edicionin e kaluar, me të riun e Uellsit që ishte i jashtëzakonshëm në krahun e majtë para se të largohej drejt Manchester Unitedit.

Kjo ia lejonte Celinës që të ketë një rol më në qendër.

Swansea rrallë ka luajtur me lojtar krahur këtë edicion. Aldo Kalulu kaloi disa muaj jashtë fushave për shkak të një lëndimi, derisa Kristoffer Peterson u dërgua në huazim te Ultrecht pasi dështoi që të lërë gjurmë në verë pas ardhjes nga Heracles.

Kjo nënkuptoi që Cooper të mbetej me pak opsione, por që ta zhvendoste Celinën në krah, gjë të cilën e bëri me yllin e Manchester Cityt, Phil Foden sa ishte trajner i Anglisë U-17.

Mund të jetë acaruese për vetë lojtarin dhe tifozët që kanë shprehur shqetësimet e tyre për pozicionin e Celinës, ashtu si edhe paraqitjet e tij.

Por, është një problem që Swansea duhet ta zgjidhë dhe atë shpejt. Sepse pas një ecurie prej pesë ndeshjesh pa fitore, ëndrra për të përfunduar në gjashtëshen e parë është zbehur.

Ai është një lojtar që ka talent të madh.

Ai ishte lidhur me një laim te klubi i ri i Potterit, Brightoni në janar, edhe pse këto raportime ishin hedhur poshtë nga dy klubet.

Ata kanë nevojë të madhe për të kthyer Celinën sërish në formë. Në ditën e tij, ai është në gjendje të shpërthejë. Fatkeqësisht – për arsye të ndryshme – tifozët nuk e kanë parë një gjë të tillë të ndodhë këtë edicion./Zëri/