RCCOLA

“Vrojtuesit e lagjes”, kontribut shtesë për institucionet e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Komunën e Vitisë, është implementuar programi “Vrojtuesit e lagjes” për Qytetin e Vitisë, për fshatin Pozheran, dhe fshatin Smirë, të koordinuara përmes forumeve të sigurisë, EVSB-ve, dhe vullnetarëve që janë në teren.

Hapjen dhe prezantimin e Programit për vrojtuesit e lagjes, e bëri Koordinatori nacional, pran ICITAP-it, Eldin Buzgovic.

Komandanti i Stacionin Policor në Viti, Afrim Halili, përshëndeti programin për vrojtuesit e lagjes, dhe falënderoj ICITAP-in Amerikan, për iniciativa të tilla, që sigurisht programet, apo dhe trajnimet për vrojtuesit e lagjes do të jenë një kontribut shtesë, për institucionet tona Komunale, për PK-në, dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Komandanti falënderoj edhe EVSB-në, e Vitisë, për punën, përkushtimin, dhe bashkëpunimin e mirë me Policinë e Kosovës.

Zyrtari policor, nga drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, tregoj për punën dhe rolin e kësaj Drejtorie, ai tha se ne jemi këtu që të punojmë të gjithë së bashku, për të ruajtur njëri t’jetrin, të luftohen dukurit negative etj.

Ai tregoj për bashkëpunimin e ngushtë me ICITAP-in Amerikan, me Stacionin Policor në Viti, dhe po ashtu një falënderim i veçantë shkon edhe për Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi.

Uji Dea

Koordinatori nacional pran ICITAP-it, elaboroi gjerë e gjatë për programin e”Vrojtuesit të lagjes”, dhe shpjegoj me përpikëri për punën dhe rëndësinë e vrojtuesit të lagjës. Para të pranishmëve, gjatë trajnimit, të gjithë u njoftuan drejtpërdrejt për rolin e tyre, detyrat dhe përgjegjësit që kanë.

Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, falënderoj ICITAP-in, Amerikan, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme, dhënë EVSB-ve, në nivel vendi.

Po ashtu falënderoj PK-në, e cila sa herë është e gatshme të bashkëpunoj, koordinoj, dhe bashkëveproj me EVSB-në.

Mbështetja nuk ka munguar as nga institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht nga Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, i cili gjithnjë ka mbështetur në forma të ndryshme EVSB-në, për realizimin e projekteve të shumta.

Në fund të këtij programi, dolën të trajnuar me dhjetëra vrojtues të lagjes.
EVSB, falënderoj të gjithë të pranishmit, për kontributin e dhënë, dhe për punën e jashtëzakonshme të tyre.

Është kënaqësi të punohet dhe vazhdohet edhe me aktivitete t’jera të përbashkëta, theksoj Emërllahu, koordinator i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/