ARKATANA

Vritet një shqiptar me thikë, sulmuesi është nga Kazakistani?!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas informatave të gazetës gjermane “Schleswig-Holsteinischen Landeszeitung”, sulmuesi është nga Kazakistani, ndërsa viktima dyshohet se është nga Shqipëria.

Gjatë një zënke në Rendsburg të Gjermanisë, mbrëmjen e së mërkurës është ther me thikë një shqiptar 25-vjeçar.

Sulmi brutal ka ndodhur në një lagje të Rendsburgut. Sipas hetimeve të para, viktima dhe një person 45-vjeçar janë zënë në mes të rrugës, rreth orës 21.00, ka shkruar policia gjermane në një komunikatë të së enjtes, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë rrjedhës së zënkës, më i moshuari dyshohet se e ka goditur kundërshtarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, në rrugën “Boelckestrasse”.

Duke iu falënderuar informatave të dëshmitarëve, sulmuesi është arrestuar në afërsi të vendngjarjes dhe që të enjten është dërguar tek gjykatësi për vepra të rënda penale.

KKVITI

Pas sulmit, viktima është dërguar me ambulancë në spital, shkruan më tej Albinfo.ch.

Por, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë. Arsyet e zënkës janë tërësisht të paqarta.

Sipas informatave të gazetës gjermane “Schleswig-Holsteinischen Landeszeitung”, sulmuesi është nga Kazakistani, ndërsa viktima dyshohet se është nga Shqipëria.

Policia gjermane i lut të gjithë dëshmitarët e ngjarjes që të japin informata më të detajuara përmes telefonit 0431 1603333.

http://www.albinfo.ch/vritet-nje-shqiptar-me-thike-sulmuesi-eshte-nga-kazakistani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.