UBT

Vritet një pjesëtar i Policisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyre, është vrarë sonte në fshatin Petrove të Shtimes. Vrasja ka ndodhur rreth ores 20:00 ndërsa dyshohet se bashkëshortja e policit është autorja e vrasjes.

Rastin per Indeksonline e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Ferizaj.

RCCOLA

Sipas tij, për momentin njësitet e hetimeve ndodhen në vendin e ngjarjes dhe “krejt çka mund të them është se sonte ka ndodhur një vrasje në fshatin Petrovë, ku viktima është pjesëtar i Policisë së Kosoves”.

Sipas Gashit, vrasja ka ndodhur në shtepinë e viktimes, mirëpo ende nuk janë qartësuar motivet që quan deri te vrasja./V.Krasniqi/Indeksonline/