Mobi Casa

Vritet një kosovar në Durrës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një person është gjetur i vrarë pranë banesës së tij në Durrës. Sipas policisë, 44-vjeçari Skënder Spahia nga Kosova është qëlluar për vdekje me katër plumba.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”. Spahia jetonte në një banesë të blerë në zonën e plazhit, raporton noa.al.

RCCOLA

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e personit apo personave që mund të kenë kryer vrasjen. /Telegrafi/