Fundamenti

Vritet kosovari para një klubi të natës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zënka ka ndodhur në mes të klientëve të “Club 3000” që në të vërtetë është një shtëpi publike në të cilën rreth 30 prostituta ofrojnë shërbimet e tyre.

Personi i vrarë në një zënkë që ka ndodhur natën në mes të martës dhe të mërkurës para një lokali të natës në Rapperswil të Bernës ka qenë kosovar i moshës 39 vjeçare.

Në po këtë zënkë ka pësuar plagë edhe një person tjetër por ai nuk është në rrezik jete. Zënka para klubit me emrin Club 3000 ka ndodhur rreth orës 2 të pas mesnatës, dhe në të janë përfshirë një numër personash.

Hidromorava

Policia që kishte ardhur pas krismave kishte gjetur në vendin e ngjarjes një person të plagosur rëndë. Viktima, që më vonë u konstatua se ishte një person nga Kosova me qëndrim në rrethinën e Bernës ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pasi e kishin transportuar në spital.

Policia nuk ka mundur ende të japë hollësi në lidhje me rrethanat e vrasjes, por sipas një zëdhënësi të saj. Ajo që gazeta “Berner Zeitung” merr vesh nga dëshmitarët që nuk kanë dashur të identifikohen, është se zënka ka ndodhur në mes të klientëve. Klubi 3000 është në të vërtetë një shtëpi publike në të cilën rreth 30 prostituta ofrojnë shërbimet e tyre./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.