Vret veten komandanti anglez që shërbeu në Kosovë

Koloneli anglez Robert Shaw, 52 vjeçar, që ishte me detyrë në Bosnje dhe në Kosovë e ka vrarë veten pasi që nuk ka mundur më ta duroj presionin e jetës ushtarake.
Ai nuk ka mundur ta përballoj detyrën e tij të re si komandant në Warminster Garrison dhe kështu ka vendosur t’i jap fund jetës së tij.
Shaw ishte baba i tre fëmijëve, dhe në tri vite të ardhshme ai do të dilte në pension, dhe qysh tani kishte filluar të brengosej se me çfarë do të paguante shkollën për ta.
Shaw ishte me grupin e parë të forcave britanike në Kosovë menjëherë pas luftës ku kishte shërbyer për 4 vite me radhë. /Zëri/