Vret ish-të dashurin për para
Shtatëmbëdhjetë vjeçarja N. N., nga Obiliqi, kishte krijuar një lidhje dashurie me një të ri boshnjak që në Kosovë kishte të regjistruar një kompani dhe konsiderohej si biznesmen.
Ky i fundit kishte rënë në dashuri me vajzën e re dhe po mundohej që t’i qëndronte afër asaj në çdo hap. Por, e mitura, nga Obiliqi, me kalimin e kohës kishte kontaktuar me një shqiptar, me të cilin kishin krijuar lidhje të re dhe si një qift e kishin pasur një plan për të bërë para.
Plani i tyre kishte qenë shantazhimi i biznesmenit boshnjak, me shtetësi serbe, që në Kosovë ishte pronar i një Call Center-e. Gjatë fundjavës së kaluar, qifti i ri, por edhe një shok i tyre e kishin realizuar planin që ta merrnin me forcë ish të dashurin e N.N-së dhe të njëjtin ta shantazhonin në kërkim të të hollave. Atë e kishin dërguar në një mal, në afërsi të fshatit Hade të Obiliqit.


