HW

Vret gruan “për të mbrojtur nderin e fisit”: 20 vjet burg për kosovarin

/ 2 minuta lexim
HW

Nëntë ditë para se të bëhej vrasja e 9 prillit 2009, ai kishte përpiluar një lloj testamenti, në të cilin, për problemet e tij e fajësonte bashkëshorten. Ajo, sipas testamentit “e kishte shkelur krenarinë e fisit të tij”. Dhe, për të shërbyer si shembull për pasardhësit e fisit, ai duhet ta kryente detyrën.

Kosovari sot 48 vjeçar i cili në vitin 2009 kishte vrarë bashkëshorten e vet me gjakftohtësi në mes të rrugës në Riniken (AG), është dënuar përfundimisht me 20 vjet burg shkruan sda.ch.

Vepra penale e cila i është ngarkuar atij shtë vrasje e rëndë dhe rrezikim i jetëve të të tjerëve.

Gjykata Federale në Lozanë ka hedhur poshtë ankesën e dorasit rreth vendimit gjyqësor të Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau, transmeton albinfo.ch. Kjo, sipas Lozanës, ka vepruar në mënyrë korrekte duke e shqiptuar atë dënim.

Dorasi ishte detyruar që në vitin 2008 të lëshonte banesën e përbashkët, ku jetonte me gruan dhe tre fëmijët. Bashkëshortja dëshironte të ndahej nga ai.

Uji Dea

Por, nëntë ditë para se të bëhej vrasja e 9 prillit 2009, ai kishte përpiluar një lloj testamenti, në të cilin, për problemet e tij e fajësonte bashkëshorten. Ajo, sipas testamentit “e kishte shkelur krenarinë e fisit të tij”. Dhe, për të shërbyer si shembull për pasardhësit e fisit të tij, ai duhet ta kryente detyrën. Ai shpresonte se fëmijët do të ktheheshin të jetonin me familjen e tij.

Me “detyrën” ai e kishte menduar vrasjen që do ta bënte, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës Federale.

Ai, në një stacion të autobusëve të postës, nga një distancë prej dy metrash kishte shtënë pesë herë me revole drejt gruas.

Shumë afër saj ndodhej edhe një person tjetër, që s`kishte të bënte me asnjërin, dhe i cili ishte rrezikuar me atë rast, përcjell albinfo.ch. Ky detaj është përfshirë në përshkrimin e veprës penale si “rrezikim jetësh”.

http://www.albinfo.ch/vret-gruan-per-te-mbrojtur-nderin-e-fisit-20-vjet-burg-per-kosovarin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.