Vret babanë me plumb në kokë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Polica e Tiranës ka zbardhur vrasjen e një 56-vjeçar, i cili mendohej se ishte vetëvrarë por nga hetimet rezultoi se ai ishte vrarë nga i biri.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjeçari Rasim Leka mendohej se ishte vetëqëlluar me armë zjarri në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave të uniformave blu të kryeqytetit rezulton se Rasim Leka është ekzekutuar nga djali i tij, E.Leka, pas një konflikti të çastit.

Mobi Casa

Rasim Leka ka mbërritur i dehur në banesë dhe është konfliktuar me të birin duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte, dhe priste të mbante frymën gjallë ende nga babai i tij. Duke se sherri me fjalë ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës.

Mësohet se Rasimi i ka drejtuar armën tip automatik djalit të tij dhe ky i fundit ka mundur që t’ia rrëmbejë dhe ta qëllojë për vdekje.