UBT

Vret aksidentalisht shokun

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kishte nisur si lojë me armë mirëpo kishte përfunduar tragjikisht. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Shalë të Lipjanit. Valmir Drenica ka ndërruar jetë gjatë të premtes nga plagët e një plumbi të cilin ai e mori në qafë. Sipas burimeve të gazetës Tribuna, e gjithë ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale gjatë mbrëmjes të së premtes. Valmiri njëzetvjeçar dhe shoku i tij K.Sh., tetëmbëdhjetëvjeçar, kishin qenë duke luajtur me një armë të tipit “Çekosllovak” 13 (trembëdhjetë), dhe gjatë lojës K.Sh në mënyrë aksidentale kishte shkrepur këmbëzën e revoles nga e cila u godit Valmiri.

Sipas policisë, viktima pas plagëve të marra ishte dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe më pas nga aty është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Ndërkaq sipas burimeve të gazetës, shoku i Valmirit, K.Sh ndodhet në QKUK pas tronditjeve që ka marrë nga akti i kryer.

Eco Higjiena

Një banore e fshatit Shalë në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës se ka dëgjuar se rasti ka ndodhur derisa K.Sh e kishte marrë një revole diku dhe më pas duke lozur me të ia ka drejtuar shokut (Valimirit). “Tu lujt ja ka drejtu në qafë edhe e ka vra. Valmiri u kanë shumë i urtë. Ka qenë shok me K.SH, kanë qenë në një klasë. Dje jon kanë bashkë në test të maturës, se di as vetë qysh ndodhi kjo gjë”, ka thënë ajo…( Tribuna).