Uji Dea

Vrau gruan dhe dhëndrin, Gjermania e dënon kosovarin me burg të përjetshëm

/ 3 minuta lexim

Në vitin 1989, i pandehuri dhe viktima ishin martuar në vendlindjen e tyre në Kosovë. Një vit më vonë, si refugjatë të luftës, ata vendosen në Gjermani. Ai kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe dhëndrin në Nürtingen. Për këtë vrasje të dyfishtë, duhet të vuajë dënim të përjetshëm.

Gjykatësi gjerman Jörg Geiger, nga Gjykata e Shtutgartit, dramën e ka përfshirë në dy fjalë: “I pandehuri ka kryer një krim të tmerrshëm, të cilin përpos tij, askush nuk ka mundur ta paramendojë”. Si rezultat i kësaj, dy familje kanë rënë në humnerë.

Gjykatësi Geiger ka folur mbi 53-vjeçarin e pandehur në bankën e të akuzuarve, i cili në muajin korrik të vitit të kaluar, në lagjen Reudern të Nürtingenit u shndërrua në vrasës të dyfishtë. Gjykata gjermane e dënoi të pandehurin me burgim të përjetshëm. Veprën e tij e vlerësoi si shumë të rëndë.

Me këtë vendim, Gjykata e përkrahu propozimin e prokurores, ndërsa përpjekjet e avokatit mbrojtës për të mbjellë dyshime rreth akuzës për vrasje, dështuan. Ngjarja kishte ndodhur më 17 korrik kur e bija e tij njëzetekatërvjeçare dhe partneri i saj 40-vjeçar, kanë qenë duke kaluar një mbrëmje të këndshme familjare.

UBT

Në vizitë kanë qenë nëna, tri motrat dhe mbesa e saj. Papritmas, atyre iu bashkohen edhe babai dhe vëllai i saj. Fillimisht gjithçka shkonte si është më së miri, por më vonë, babai, e sidomos i vëllai e kanë nxitur zënkën. Si duket, familja e madhe që përbëhet prej çiftit kosovar me pesë fëmijë, është ndarë në dy fraksione. Disa nga motrat dhe vëllezërit i kundërshtuan babanë dhe të birin.

Pasi ia kishte shkulur flokët bashkëshortes duke e ofenduar me fjalë të ndyta, babai ishte larguar, i përcjellur nga i biri. Vetura është nisur shkurtimisht, por menjëherë ndalet. Babai zbret dhe qëllon të dashurin e vajzës. Nëna ka filluar të ikë nga vendngjarja, ndërsa i dashuri është rrëzuar për toke. Pas kësaj, edhe nëna është rrëzuar për toke.

Gjykatësi Geiger ka konstatuar: “Po që se bashkëshortja e tij nuk ka dashur të jetojë me te, ajo nuk duhet të jetojë më”, përcjell fjalët e gjykatësit “Stuttgarter Nachrichten”, njofton Albinfo.ch.

Në vitin 1989, i pandehuri dhe viktima ishin martuar në vendlindjen e tyre në Kosovë. Një vit më vonë, si refugjatë të luftës, ata vendosen në Gjermani. Ai filloi punën si bravandreqës, ndërsa iu lindën pesë fëmijë, që më pas të blejnë një banesë në Köngen. Martesa duket se filloi të zbehej kur gruaja filloi të punojë në një hotel në Ëernau, por i pandehuri e ka mohuar këtë.