KKVITI

Vrasjet, rezultat i brishtësisë së shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Java e fundit e muajit gusht është përshkuar me ngjarje tragjike në Kosovë, pasi që janë regjistruar tri vrasje dhe 8 tentim vrasje (plagosje). Sipas ekspertëve të sigurisë vrasja e qytetarëve të Kosovës në zonën kufitare me Serbinë tregon për mungesën e sigurisë nacionale dhe brishtësinë e shtetit.

Florian Qehaja, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë për Telegrafin se konsideron që ngjarjet e fundit të vrasjeve demonstrojnë brishtësinë e shtetit të Kosovës, në të cilën ngjarjet e caktuara sipas tij, kanë implikime për sigurinë e përgjithshme nacionale në Kosovë.

Ai ka theksuar se është më se e qartë që jo të gjitha këto vrasje (që kanë ndodhur javën e kaluar) hyjnë në kategorinë e veprave penale të rendit publik, për arsye se në dyja rastet, sipas tij, “qytetarët e Kosovës janë vrarë si rezultat i ballafaqimit me struktura të Serbisë në territorin e këtij vendi dhe, me gjasë, strukturave paralele të Serbisë që ende vazhdojnë të jenë prezente në pjesën veriore të vendit”.

Uji Dea

“Ajo çka mua më së shumti më shqetëson është fakti që të gjitha këto raste janë reaksion i rastit të parë. Si rrjedhojë, kjo tregon mosgatishmërinë e institucioneve për të parandaluar veprat penale zinxhirore. Më ka lënë përshtypje fakti që Qeveria e Kosovës nuk i ka dënuar veprimet e fundit së paku në aspektin deklarativ. E mos te flasim për mungesën e qasjes shtetformuese në funksion të ngritjes së gatishmërisë parandaluese e vepruese të organeve të rendit”, ka thënë Qehaja për Telegrafin.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar përgjatë brezit kufitar Kosovë- Serbi janë vrarë dy shqiptarë dhe janë plagosur tre të tjerë. Gjatë kohës kur është shtënë me armë zjarri ndaj qytetarëve të Kosovës, ata kanë qenë duke prerë dru./Telegrafi/