Mobi Casa

Vrasjet nëpër fshatra të Karadakut

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi

Marsi edhe Prilli i vitit 1999 –
Plagë të dhimbshme na ka lanë !
Me plot vrasje e derdhje t’ gjakut –
Nëpër fshatra të Karadakut !…

Amanet na e lanë të parët ,
Si i shpjeguan dëshmitarët ;
Derisa n’ këtë jetë të rrojmë –
Këto viktima mos t’i harrojmë !

Masakrat e Llashticës dhe Lladovës –
Tmerr të madh i lanë Kosovës !
Por dhe fshatrat e Karadakut –
Nuk shpëtuan pa u skuqë prej gjakut !

Nëpër fshatra në këto male –
Ndodhën vrasje individuale !
Krimet serbe nuk janë ndalë –
Shaqir Veliun e vranë n’ Nasalë !

Edhe në fshatin Shurdhan ,
Forcat serbe banë zijan –
Dy vëllazëri aty i vranë ,
N’ forma t’ krimit shumë të ranë !…

Vranë Muharrem Hazir Demirin ,
Bashkë me t’ vëllain Jetish Hazir Demirin !
Dy vëllezërit Demiri janë ekzekutuar –
Që të dy janë djegur dhe karbonizuar !

United Hospital

Në shtëpinë e tyre , në fshatin Shurdhan –
Paramilitarët serbë , zjarrin ua dhanë !
Dy vëllezërit Demiri , n’ shtëpi t’ vet i ngujuan –
Ia vunë flakën shtëpisë , për së gjalli i shkrumbuan !

Nga ushtria serbe zullumin që e shtriu –
Në fshatin Dunavë është vrarë Ymer Nasuf Kadriu !
Ymer Kadriu likuidohet nga forcat paramilitarëve
Dhe ushtria serbe te vendi i quajtur “Ura e Dunavëve” !

Nebih Abaz Nebihu nga fshati Dunavë –
Nga forcat paramilitare , n’ shtëpinë e tij është vrarë !
Në shtëpinë e tij , ku është pushkatuar –
Trupi i tij është gjetur krejt i masakruar !
Ramiz Ibrahim Limani në fshatin Pidiq –
Forcat serbe e vranë n’ Seferaj edhe aty vdiq !
Ramizi , n’ Seferaj është gjetur i masakruar –
I ishte prerë koka , pranë shtëpisë ku kishte qëndruar !

Musa Jetish Veseli , nga Stanqiqi kishte mbërri –
Që t’ ia bënte një vizite n’ Shurdhan , motrës së tij !
Kapet nga paramilitarët serb dhe vritet me egërsi –
Pas vrasjes , trupin e tij e kanë djegur në tërësi !

Sabedin Sejdi Hamiti nga fshati Goden –
Kish marrë rrugë kufirin që ta kapërcen !
Derisa po kalonte kufirin e kësaj trevës –
Është vrarë në fshatin Norqë të Preshevës !

Hasan Ilmi Maloku , me një moshë të brishtë –
Nga bishat e egra serbe , është vrarë në fshatin Selishtë !
Martirëve të kombit lavdi do t’ iu këndojmë ,
Me veprat më të shtrenjta gjithmonë do t’i nderojmë !

Gjilan, 2019
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.