Eko Higjiena

Vrasjet në Cërrnicë, Gadish e Vrapqiq

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Më 6 Prill 1999 –
Na u rras shkau në t’ katër anët !
Ushtarë , policë , paramilitarë –
Veç me vra , me ndjekë shqiptarë !

Atë ditë rreth orës 9 e 45 ,
Nga paramilitarët e pa besë ,
Është vrarë Vehbi Miftari prej Vrapqiqit –
Në Cërrnicë tek dyert e Nuhi Sherifit !

Është urdhëruar nga paramilitari –
Që të mbështetet për muri Vehbi Miftari !
Serb paramilitari me atë zemër shkrumb –
E godet n’ syrin e djathtë Vehbiun me një plumb !

Më 6 Prill 1999 –
Paramilitarët serbë erdhën n’ katër anët !
Të veshur të gjithë me rroba lara-lara ,
Kokat lidhur me shamia , hej ju huptë fara !

Me komandë urdhëruan këta paramilitarë ,
Banorët e fshatrave që ishin shqiptarë –
Që t’i bashkëngjiten kolonës pleq e t’ rinj ,
Të cilët do t’i dëbojnë të gjithë në Shqipëri !

Nga bishat e egra të paramilitarëve –
Plaçkitje e maltretime u janë bërë fshatarëve !
Nuk kursenin pleq , gra , fëmijë , as të rinj –
Derisa janë drejtuar me dhunë për në Shqipëri !

Më 15 Prill 1999 nga dora e serbit t’ fëlliqtë ,
“Te ara e Jakupit”, nën fshatin Vrapqiq ,
Dora e serb kasapit nuk e ndalte krimin –
Ka privuar nga jeta atë Vedat Selimin !

Vedati është vrarë me snajper nga kuka –
I strehuar n’ vendin e quajtur “Quka” !
Plagët vdekjeprurëse nga dora e krimit –
Ia shuan jetën studentit Vedat Selimit !

ARKATANA

Grupet kriminale serbo paramilitare –
Kishin hyrë n’ Vrapqiq nëpër shtëpitë shqiptare !
Duke i maltretuar gratë – nënat e fëmijëve ,
Si dhe kanë urdhëruar djegien e shtëpive !

Shemsedin Arifi, lehtë nuk ka shpëtua –
Nga paramilitarët shumë është maltretua !
E kanë rrahur keq , e kanë torturuar –
Që ta bëjnë t’ pa aftë , jetën për ta gëzuar !

Grup paramilitarësh dhe serboçetnikë –
Kanë maltretuar shqiptarët në fshatin Budrikë !
Ushtria , policia , paramilitarët serbë armiq –
Likuiduan Emin Eminin nga fshati Vrapqiq !

Emini ka vdekur nga plagët e fituara –
Që ka shkelur n’ minat nga ushtria të montuara !
Emini ka vdekur më 28 Qershor 1999 –
Që nga minat përjetoi ato plagë të rënda !

Emini derisa po i ruante bagëtinë e familjes ,
Tek vendi “Llobure” n’ kullosa t’ lendinës ,
Në mes të Vrapqiqit edhe të Cërrnicës –
Ishte bërë copë – copë nga plasja e minës !

Më 15 Prill 1999 ,
Në fshatin Gadish, lartë përmbi Gjilan –
Me vrasje u shua jeta e Nijazi Osmanit ,
Nga dora e zezë gjakatare e serb dushmanit !

Ai Nijazi Osmani , tinëzisht është tradhtuar –
Nga forcat ushtarake serbe është rrethuar !
Pa mëshirë është rrahur edhe maltretuar
Dhe ma n’ fund me vrasje është ekzekutuar !

Gjilan, më 23.04.2020 v. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.