Vrasjet e veprimtarëve të LDK-së dhe enigmatike, të zbardhen

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij do të hyjë e vetme në garë, duke besuar kështu në situatën stabile që ka kjo parti.
“Nuk shohim një arsye që koalicioni i ardhshëm të jetë me PDK-në, e cila ka qeverisë vendin gjatë kësaj”, thotë Mustafa.
Mustafa, ka deklaruar se bashkëpunimi me kryetarin aktual Shpend Ahmeti tashmë është vërejtur, dhe se ky bashkëpunim nuk është i pari.
“Mendoj që është një bashkëpunim, veçmas ai bashkëpunim është vërejtur tani tek caktimi i komisionarëve për kompani publike sepse ata kanë bërë një ndarje interesash me PDK-në dhe subjektet e tjera politike, pos AKR-së në Kuvend. Mirëpo ky bashkëpunim nuk është i pari sepse Shpend Ahmeti ka marrë votat nga PDK-ja, për tu zgjedhur kryetar, përndryshe unë kam qenë 10 mijë vota përpara si kandidat. Prandaj, është një vazhdim edhe pse ata nuk e kanë bërë atë publik, por që është faktik, i cili po ia mundëson që Lëvizja Vetëvendosje të menaxhojë me Komunën me një numër shumë të vogël të kuvendarëve, të këshilltarëve në kuvendin komunal, pa bërë koalicione me subjektet e tjera që është përjashtuese në krahasim me atë se çfarë po ndodh në komunat tjera në Kosovë”, ka theksuar Mustafa.
Sipas tij, premtimet e kryeministrit Thaçi për rritjen e pagave, janë të lakmueshme nga njerëzit marrë parasysh varfërinë ekstreme.
“Unë mendojë që qytetarët nuk ju besojnë premtimeve që ndodhin në kohën e zgjedhjeve dhe në kohën e fushatës”, tha Mustafa./Bota Sot/