Eko Higjiena

Vrasje për pronë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Millorad e Liljana Jeftic u vranë me nga një plumb. Milloradi u gjet i vdekur në dhomë e ndejës, kurse Liljana në banjo.

Ai njihej si lider i serbëve në fshatin Talinovc të Ferizajt. Dyshimet e para janë se ekzekutimi i dyfishtë është kryer për motive pronësore. Bazuar në hetimet e para, vrasja nuk ka motive etnike.

Furgoni me ngjyrë të verdhë qëndronte i mbyllur para derës së oborrit. Ky automjet nuk u ndez më që nga e premtja, pasi pronari i saj u vra. E bashkë me të, edhe gruaja e pronarit.

Burri u gjet i vrarë në dhomë, e gruaja në banjo. Millorad dhe Liljana Jeftic u gjetën të vdekur mbrëmjen e së premtes, në shtëpinë e tyre në fshatin Talinovc të Ferizajt.

ARKATANA

Ata u vranë me nga një plumb nga persona deri më tani të panjohur për policinë. Milloradi u vra me plumb pas qafe, e Liljana me një plumb në gjoks. As nuk u dëgjuan të shtëna, e as ndonjë lëvizje e dyshimtë pasditen e së premtes. Burime të gazetës nga policia tregojnë se dyshimet e para janë se vrasja u realizua me revole me shurdhues dhe se ishte një vrasje mjaft profesioniste.

Një hetues në kushte anonimitetit tregoi për Express se dyshojnë se vrasësi ka pasur qëllim ta vrasë vetëm Milloradin, por supozohet se atë e ka parë edhe gruaja e viktimës.

Për të zhdukur çdo dëshmitar, ai e ka vrarë edhe atë. As fqinjët nuk panë e as dëgjuan diçka.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.