Eko Higjiena

Vrasje nga pakujdesia në Tërpezë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me 1 nëntor 2015 policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast të raportuar si “Vetëvrasje” që kishte ndodhë në fshatin Tërpezë Komuna Viti.

Në vazhdim të hetimeve lidhur me ngjarjen konkretisht pas kryerjes së obduksionit të trupit të pa jetë të viktimës që është bërë dje me 2 nëntor 2015, janë konfirmuar dyshimet se vdekja e të ndjerës femër e mitur e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, nuk është aksidentale, por kjo mund të jetë shkaktuar nga ana e një personit tjetër ka njoftuar Ismet Hashani.

Pas hetimeve intensive të zhvilluar nga Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve Rajonale me 03 nëntor 2015, rreth orës 09:00, janë gjet dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari L.Z. dyshohet se aksidentalisht ta ketë shkrepë armën, ku shkrepja ka qenë fatale tani për të ndjerën motrën e tij.

FIDANISHTJA

Të dyshuarit në fjalë iu është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër penale e cila është e sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës .

Pas intervistave me dëshmitarët dhe të dyshuarin në fjalë gjatë ditës së sotme, lënda për procedurë të mëtutjeshme do ti dërgohet Prokurorisë Themelore në Gjilan –Departamenti i Krimeve të Përgjithshme./rajonipress/