Fundamenti

Vrasje e rëndë në Kamenicë, prindi mbyt fëmijën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaqevë e Poshtme. Pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike, rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgojë tek mjeku me ndihmën e familjarëve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

UBT

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.