RCCOLA

Vrasje e rëndë në Bresalc të Gjilanit, vritet 22 vjeçari

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Të shtunën rreth orës 23 e 10 minuta sipas policisë lokale është vrarë i riu F.A.(1996) nga fshati Bresalc. Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit kurse i dyshuari kryesor I.U. ndodhet ende në arrati. Rastin për rajonipress e ka konfirmuar Ismet Hashani.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit të shtunën vonë rreth orës 23 e 10 minuta. Kjo vrasje ka tronditur fshatin dhe tërë qytetin.

Sipas Ismet Hashanit në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete është sjellur i riu tashmë i ndjerë F.A. i lindur 1996.

UBT

Hashani tha se policia ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve, por të dyshuarin kryesor I.U. i cili ndodhet në arrati, ende nuk ka arritur ta arrestojë.

Në vendin e ngjarjes policia ka arritur ta konfiskojë një veturë.

Hashani tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po bënë çmos ta arrestoj të dyshuarin kryesor./rajonipress/