Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Gjilan – Në Gjilan të enjten rreth orës 11 e 55 minuta ka ndodhur një vrasje e dyfishtë. Vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje pronësore ndërsa të vdekur nga armët e zjarrit kanë mbetur Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) derisa të lënduar janë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996). Të dyshuarit sipas policisë janë ende në arrati kurse burimet tonë mësojnë se të dyshuarit janë F.Maliqi (1962) dhe R.Maliqi (1986).
Në Gjilan të enjten rreth orës 11.55 minuta ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në rrugën “Abdullah Tahiri” afër Tregut të Gjelbër. Policia në Gjilan ka konfirmuar vrasjen për rajonipress.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë por nuk ka dhënë detaje rreth viktimave dhe të dyshuarve. Sipas tij motivi i vrasjes dyshohet të jetë çështja pronësore e pazgjedhur e një objekti, raporton rajonipress.
Sipas burimeve tona në këtë mosmarrëveshje kanë mbetur të vdekur Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) derisa të lënduar janë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996).
Policia tha se të dyshuarit janë të njohur për policinë dhe ata ende janë në arrati. Sipas burimeve tona të dyshuarit janë F.Maliqi (1962) dhe R.Maliqi (1986).
Njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës dëshmi materiale në vendngjarje kanë gjetur: një (1) armë zjarri/pistoletë, lloji TT, një (1) karikator me tetë fishekë;
dy (2) sëpata; tri (3) thika; një (1) palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari); shtatë (7) gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit. Të gjitha dëshmitë e përmendura janë tërhequr (pas procedimit) nga vendi i ngjarjes, për ekzaminim të mëtejmë.
Sipas policisë Operativa rajonale ka njoftuar të gjitha pikat kufitare në lidhje me të dyshuarit të implikuar në këtë ngjarje.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML/Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dyshohet se motivet e këtij incidenti të rëndë të jenë mosmarrëveshjet pronësore që kishin viktimat dhe të dyshuarit.
Në kuadër të veprimeve operative teknike/taktike njësitet e NJHR-së kanë bërë identifikimin e dëshmitarëve okularë dhe janë marrë shumë deklarata që lidhen me rastin.
Në vazhdim me autorizim të prokurorit të shtetit do të zhvillohen procedura të mëtejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të implikuar në këtë vepër penale “vrasje e rëndë”tha Hashani./rajonipress/