Uji Dea

Vrasja që nuk u zbardh as pas katër viteve

/ 1 minutë lexim

Ruzhdi Shala, është babai i Mirsade Shalës, vajzës që u vra para katër vjet e që Prokuroria nuk ka arritur të ketë asnjë të dyshuar për këtë vrasje.

Ruzhdi Shala, sfidon dështimin e plotë të prokurorëve të Kosovës për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues për të kryer një hetim të shpejtë dhe efikas për vrasjen e vajzës së tij.

Mobi Casa

Ruzhdiu ka vendosur që të paditë Prokurorinë ndërsa rasti i kësaj vrasje ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Kosova Sot shkruan se prokuroria ka injoruar vazhdimisht kërkesat e babait të të ndjerës që të informohet me statusin e hetimeve pa dhënë asnjë shpjegim.