United Hospital

Vrasja në Vlorë, e moshuara: Krismat e armëve na tmerruan, na kujtuan ‘97-ën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vrasja e trefishtë që ndodhi dje, ka shokuar banorët e lagjes “Çole” në qytetin e Vlorës. Sipas tyre, vrasja e tre të rinjve u ka risjellë në kujtesë vitin e mbrapshtë ‘97-të. E moshuara, Ruhije Lati, e cila jeton në këtë lagje, në një intervistë për “GSH” tha se krismat e armëve tmerruan gjithë banorët e lagjes, pasi u kujtuan ngjarjet e vitit 1997

Ku ndodheshit në momentin që qëlluan me armë?
Isha brenda në shtëpi kur dëgjova disa krisma, të cilat zgjatën disa minuta.

Nga e kuptuat që ishin krisma armësh?

Të jetosh në lagjen “Çole” për shumë vite e kupton ndryshimin e krismës së armëve nga fishekzjarrët. Krismat që dëgjova sot, dhe të cilat na tmerruan, më kujtuan ‘97-ën.

FIDANISHTJA

Po më pas, çfarë ndodhi?

E tmerruar dola në ballkon dhe pashë disa makina që ikën me shpejtësi e të tjera që lëviznin pas tyre. E kuptova që diçka kishte ndodhur. Më pas mësova se kishin mbetur tre të vrarë.

Njihni ndonjë prej viktimave?

Nuk e di kush janë të tjerët, por më thanë vetëm për djalin e Bilbilit (Haki Rakipaj). Familja e tij është një familje e nderuar në lagje, e ardhur këtu te pallati i ri kohët e fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.