Fundamenti

Vrasja mizore e dy vëllezërve Saqipi nga Dobrosini

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më 26 Janar të vitit 2000 –
Në mënyrë më mizore u vranë dy vëllazëri !
Nga vrasja mizore e dy vëllezërve martirë :
Isa e Shaip Saqipi – dy vëllezër të mirë !

N’ hyrje t’ fshatit Dobrosin , n’ këtë fshat Legjendar –
Nga policia serbe , këta dy vëllezër janë vrarë !
Pa pas hak , as hile , veç pse qenë shqiptarë –
Kriminelët serbë , këta djem na i kanë vrarë !

Gjithë kah ka shqiptarë anë edhe mbanë globit –
Seç po jehon kënga e martirëve të kombit !
Seç po jehon kënga , si vala e Drinit –
Për vëllezërit Saqipi , nga fshati i Dobrosinit !

Po këndojnë bylbylat nëpër maje t’ pipit –
Po iu këndojnë Isës dhe Shaip Saqipit !
Vëllezërit Saqipi , këta dy veprimtarë –
E flijuan jetën si dy atdhetarë !

Kjo vrasje e madhe , tragjedi për fshatin ,
La familjen pa dy djemtë , që ua këputi fatin !
Policia serbe , na i vrau dy trima –
Dy vëllezërit Saqipi , lanë 9 fëmijë jetima !…

Të njëjtën ditë doli n’ skenë UÇPMB-ja –
Të cilën për Liri , e krijoi ideja !
16 muaj rresht i ngjeshi radhët e veta –
Nga Dobrosini deri n’ Tërrnoc , si trima me fleta !

Mobi Casa

Duke marrë pjesën dërmuese të Komunës së Bujanocit –
Nën kontroll nga Dobrosini deri tej Tërrnocit !
N’ luftë n’ këto fshatra të Luginës edhe të Malësisë –
Gjithsejtë 28 dëshmorë, ranë n’ Altarin e Lirisë !

Vrasja e vëllezërve Saqipi , n’ mënyrën më mizore –
U bë gurëthemel i luftës , për liri t’ Kosovës Lindore !
Kështu në fshatin Dobrosin , te varrezat e dëshmorëve –
Martirëve, vëllezërve Saqipi , nderime iu bëhen prore !

I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët vëllezërit Saqipi
Dhe të gjithë dëshmorët e kombit , që për ne Liria shndriti !
Lavdi u qoftë për jetë e mot , që për ne nuk pikojnë lot !
Gjithmonë qofshin t’ respektuar dhe të pa harruar dot !

Që nga Bashkësia Lokale e fshatit të Dobrosinit ,
Nëpër bjeshkë e nëpër male të Kosovës e Dukagjinit ,
Nga Rrafshi i Pollogut , Çamërisë dhe Shqipërisë ,
Lavdi u qoftë nga të gjitha trojet e mbarë Ilirisë !

Gjilan, më 26 .01. 2020

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.