ARKATANA

Vrasja e vëllezërve Saqipi nga Dobrosini

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

N’ male t’ Karadakut, atje buzë kufini –
Një fshat i marakut, quhet Dobrosini !
Si uji në gurra, ky fshat i malësisë –
Ka rritur shumë burra – yje të trimërisë !

Dobrosini ishte sofër e mikpritjes ,
Çerdhe e burrërisë dhe e bujarisë !
Nuk i trembej sulmeve , jo as kryengritjes –
Nuk kursente jetëra për luftëra të lirisë !

Dy vëllezërit Saqipi , shkau na i preu në besë
Dhe na i likuidoi me vrasje mizore !
Erdhi dalja n’ skenë e UÇPMB-së –
Ringjallje e shpresës n’ Kosovën Lindore !

26 Janari i vitit 2000 ,
Për Dobrosinasit – popullatë shqiptare –
Ishte ditë e ftohtë , toka ishte ngri ,
Mbetet ditë e dhimbshme , aq edhe krenare !

Ishit udhërrëfyes , se si duhet të jetohet njerëzisht ,
Ju jetoni me ne , e ne jetojmë juve duke ju kujtua !
Se si duhet kjo jetë të kalohet ndershmërisht –
Vajza e dëshmorit Isa Saqipi – Samirja , kështu ka shkrua !…

Vëllezërit Saqipi ishin djem të urtë –
Vrasja e tyre e bëri më të fortë recistencën e shqiptarëve me besë !
Të sinqertë , punëtorë , shumë të respektuar dhe kudo të butë –
Duke u mobilizuar rreth UÇPMB-së !

Vëllezërit Saqipi , tani janë legjenda të gjalla ,
Sepse për ta flitet e këndohet kudo këngë krenare !
Trimëria e tyre nuk tregohet në përralla –
Ata kanë mbet historia e kësaj ane shqiptare !

Samire Saqipi , është vajza e Isa Saqipit –
Ajo përkujton çdo përvjetor pa vaj !
Përkujton me mall e dashuri të shpirtit –
Mungesën e babait dhe xhaxhait të saj :

“Unë gjithmonë jam me ata – Samirja ka thënë ,
Ata janë t’ pavdekshëm , do t’ kujtohen dhe nderohen !
Gjithmonë jam me veprat e tyre t’ mira që na i kanë lënë –
Sa të ekzistojë historia shqiptare . ata kurrë nuk do t’ harrohen !

Jam krenare që jam bija e dëshmorit, vajzë shqiptare
Dhe kurrë nuk do të ndalëm duke promovuar histori ma t’ mira ,
Që janë n’ rrugë të mbarë dhe përparimtare –
Sa të dhimbshme , aq edhe krenare ” – shprehet Samirja .

Hidromorava

“Sa shumë dhimbje ne që kemi , aq jemi krenarë për ju ,
Burrëria , mençuria dhe drejtësia , ishin personaliteti i juaj thellësisht ,
Që na bënë ne përgjithmonë , që të mburremi me ju –
Ishit udhërrëfyes mjerisht , se si duhet t’ jetohet njerëzisht ?!

Se si duhet të jehohet , sa ma ndershmërisht kjo jetë –
Ju jetoni me ne dhe ne jetojmë juve duke ju kujtuar !
Ju Babush e Xhaxhi im , pushoni n’ amshim të qetë ” –
Kështu pos tjerash , Samirja ka shkruar !…

Kjo vrasje mizore e vëllezërve Saqipi
Dhe dalja në skenë e UÇPMB-së ,
Shënojnë një ngjarje të rëndësishme shqipi –
Për mbarë shqiptarët sa janë me besë !

26 Janari i ftohtë i vitit 2000 ,
Për Dobrosinin dhe mbarë Shqiptarinë –
Mbetet ditë e dhimbshme plot me krenari ,
Në çdo përvjetor janë shprehur , t’ gjithë ata që e donë lirinë !

“Falë kësaj dite , Dobrosini me burrërinë përparimtare –
Hyri n’ historinë e Shqiptarëve me besë :
Rënia e vëllezërve Saqipi në rrugën luftëtare –
Të cilët u bënë shkak i UÇPMB-së !

Për mbrojtje të popullatës , fuqishëm për t’u mobilizuar ,
Që nuk e ka pavarësinë, shtetin , as ushtrinë –
Nga hordhitë serbe të cilët si humbës , nga Kosova ishin larguar
Dhe ushtronin dhunë në vendbanimet Shqiptare në Luginë !

Dobrosini për 18 muaj strehoi në shtëpitë e veta UÇPMB-në
Dhe nuk kursyen asgjë , vetëm e vetëm që kjo pjesë Shqiptare ,
Njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë , me shpresë dhe me besë –
Që t’i bashkohet trungut të vet Kosovës legjendare !

Dobrosini meriton të nderohet përjetësisht mbarë globit ,
Sepse n’ zemrën e tij pushojnë trimat nga vatani :
Martirët vëllezërit Saqipi dhe Dëshmorët e popullit –
Daut Sulejmani , Artan Abazi e Berat Sinani !

Ka merituar t’ investohet në këtë fshat me male –
Popullata e këtij fshati legjendarë e heroik plotë me trimëri !
Ka merituar përkujdesje të veçantë institucionale –
Lavdi vëllezërve Saqipi dhe gjithë dëshmorëve të rënë për Liri”!

Gjilan, më 25 .01. 2021 v.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.