Eko Higjiena

Vrasja e vëllezërve Saqipi, 21 vite më parë, sa e dhimbshme aq edhe krenare, ata janë të pavdekshëm

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vrasja mizore e vëllezërve Saqipi dhe dalja në skenë e UÇPMB-së shënojnë një ngjarje të rëndësishme për mbarë shqiptarët. 26 janari i ftoftë i vitit 2000, pra 21 vite me parë, për Dobrosinasit dhe mbarë Shqiptarinë mbetet një dite sa e dhimbshme aq dhe krenare është shprehur Reshat Salihu. Ishit udhërrëfyes se si duhet të jetohet njerëzisht dhe ndershmërisht kjo jetë. Ju jetoni me ne dhe ne jetojmë me kujtimet për ju është shprehur Samire Saqipi vajza e dëshmorit Isa Saqipi.

21 vite më parë forcat serbe vranë mizorisht dy vëllezërit Isa dhe Shaip Saqipi nga Dobrosini. Vëllezërit Saqipi ishin djem të urtë, të sinqertë, punëtor dhe shumë të respektuar kudo. Vrasja e tyre vetëm sa e bëri më të fortë rezistencën e shqiptarëve duke u mobilizuar rreth UÇPMB-së. Vëllezërit Saqipi tani janë legjenda të gjalla, sepse për ta flitet e këndohet kudo, ata janë thjeshtë historia e kësaj ane shqiptare.

Samire Saqipi është vajza e Isa Saqipit dhe ajo jo vetëm në këtë përvjetor, por gjatë gjithë kohës i përkujton me shumë mall e dashuri mungesën e babait dhe xhaxhait të saj. “Unë gjithmonë jam me ata, gjithmonë jam me veprat e tyre të mira që na kanë lënë. Ata janë të pavdekshëm dhe do të kujtohen e nderohen sa të ekzistojë historia shqiptare. Jam krenare që jam bija e dëshmorit dhe kurrë nuk do të ndalem duke promovuar këtë histori sa të dhimbshme aq edhe krenare” shprehet Samirja.

Fundamenti

“Sa shumë dhimbje që kemi, aq dhe jemi krenar -e për ju, burrëria, mençuria dhe drejtësia ishin personaliteti juaj i fortë, që na bënë ne të mburremi me ju. Ishit udhërrëfyes se si duhet të jetohet njerëzisht dhe ndershmërisht kjo jetë. Ju jetoni me ne dhe ne jetojmë me kujtimet për ju. Babush e Xhaxhi im, pushoni të qetë” ka shkruar pos tjerash Samirja.

Kurse, Reshat Salihu kryetar i Bashkësisë Lokale në Dobrosin ka thënë se vrasja mizore e vëllezërve Saqipi dhe dalja në skenë e UÇPMB-së shënojnë një ngjarje të rëndësishme për mbarë shqiptarët. 26 janari i ftoftë i vitit 2000, pra 21 vite me parë, për Dobrosinasit dhe mbarë Shqiptarinë mbetet një dite sa e dhimbshme aq dhe krenare është shprehur Reshat Salihu.

“Falë kësaj dite Dobrosini hyri në historinë më të re Shqiptare: Rënia e vëllezërve Saqipi të cilët u bënë shkak qĕ UÇPMB të mobilizohet fuqishëm në mbrojtje të popullatës së pambrojtur nga hordhit serbe të cilët si humbës ishin larguar nga Kosova dhe ushtronin dhunë në vendbanimet Shqiptare në Luginë. Dobrosini për 18 muaj rresht mbajti, strehoi në shtëpitë e veta UÇPMB, dhe nuk kursyem asgjë vetëm e vetëm që kjo pjesë Shqiptare njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë dhe t`i bashkohet trungut të vetë Kosovës.
Dobrosini meriton të nderohet përjetësisht sepse në zemrën e tij pushojnë përjetësisht:
Martirët vëllezërit Saqipi dhe Dëshmoret: Daut Sulejmani, Artan Abazi e Berat Sinani!
Ka merituar dhe meriton të investohet shumë më shumë. Popullata e këtij fshati Legjendarë e heroik ka merituar dhe meriton një përkujdesje të veçantë Institucionale!
Lavdi vëllezërve Saqipi dhe gjithë dëshmorëve të rënë për Liri” ka shkruar kryetari i Bashkësisë Lokale Reshat Salihu./rajonipress/