Fundamenti

Vrasja e rojës u krye për 1000 euro

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Për një mijë euro, L. Sadiku ia ka marrë jetën rojës së sigurimit, Nazmi Ramadani.Katër plumba kishte shkrepur në drejtim të tij ditë më parë në qendrën tregtare “Albi Mall”. Tre prej tyre e kishin kapur, në gjoks dhe dorë duke e lënë të vdekur në vend, shkruan sot Koha Ditore.

20 vjeçari Sadiku e ka pranuar vetë në Polici se ka shtënë me armë në drejtim të viktimës gjatë përpjekjeve për të kryer një vjedhje në vendin e tij të punës, në kafeterinë “Don Cafe”.

United Hospital

Pak më shumë se një mijë euro ndodheshin në kasafortën të cilën i dyshuari kryesor për vrasje nuk kishte arritur ta merrte me vete së bashku me tre shokët e vet.

L. Sadiku, (1995), Sh. Cakolli (1995), L. Beka (1995) dhe A. Rexhepi (1982) tashmë janë në paraburgim si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rojës së sigurimit më 30 mars të këtij viti rreth orës 1 të mëngjesit. Policia tashmë ka përmbyllur operacionin për zbulimin dhe kapjen e të dyshuarve. Të gjithë të arrestuarit e kanë pranuar përfshirjen në këtë krim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.