ARKATANA

Vrasja e policit Shemsi Gashi dyshohet se u pagua nga kushërinjtë e tij

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vrasja e policit Shemsi Gashi dyshohet se është porositur dhe paguar nga kushërinjtë e tij, që kishin pretendime mbi një parcelë toke në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ramadan, Mujë, Agron dhe Adonis Gashi, të arrestuar ditën e vrasjes së policit, dyshohet se kanë zgjedhur dy anëtarë të një grupi kriminal në Prishtinë të quajtur “Bregu Groups”, i përbërë nga dhjetëra të rinj, për ta kryer vrasjen kundrejt një pagese simbolike.

Bazuar në këtë marrëveshje, Vesel Gjina dhe Kujtim Bejiqi ia kanë zënë priten të mërkurën oficerit policor, Shemsi Gashi, 61 vjeç, dhe e kanë ekzekutuar në rrugën “Isa Kastrati”, në lagjen “Mati 1”, rreth orës shtatë, derisa i ndjeri ishte nisur në këmbë për në punë.

Fundamenti

Shpjegimet për vrasjen i kanë dhënë dy të rinjtë e arrestuar të premten, posa u janë prezantuar provat e Policisë së Kosovës, që ishte një video e incizuar nga një kamerë sigurie e vendosur në një shtëpi private afër vendit të krimit.

Vesel Gjina dhe Kujtim Bejiqi e kanë pranuar krimin, duke sqaruar se janë paguar nga familja Gashi, që kishte pretendime mbi një sipërfaqe toke, pronë e të ndjerit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.