ARKATANA

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, ndalohet për 48 orë i dyshuari 15 vjeçar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se më 01.03.2022, në Rr.“Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç, me një mjet të mprehtë (thikë).

Prokuroria bën të ditur se, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, prokurori i Departamentit për të Mitur, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale.

“Ndërsa, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Prokurori i çështjes do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.

FIDANISHTJA

Ndryshe, rasti tragjik ka ndodhur ditën e martë në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë rreth orës 07:00.

Policia kishte njoftuar se 14 vjeçari kishte humbur jetën pas lëndimeve të marra nga thika, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), është vetë dorëzuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.