ARKATANA

Vrasja e dy grave në Zvicër, njëra është nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njëra nga viktimat e krimit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Cyrih është edhe një kosovare. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S. me prejardhje nga Kamenica.

Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S., i cili në fund ka vrarë edhe veten.

Edhe portali 20minuten.ch jep këtë variant për krimin e ndodhur sot në Cyrih. Një pengmarrje që ka ndodhur paraditen e sotme në Qarkun e tretë të Cyrihut ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut.

Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.

FIDANISHTJA

Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.

Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.

Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.