ARKATANA

Vrasësit e lumenjve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Amir Jakupi – Është për keqardhje kur sheh rezistencën e seperacioneve të rërës e zhavorrit për ta ndaluar veprimtarinë e tyre ilegale, edhe përkundër krimeve shumëvjeçare mjedisore që çuan deri në humbje jetësh njerëzore.

Me pak rreshta dua ta ngre shqetësimin tim në lidhje me degradimin dhe shkatërrimin e lumenjve në Kamenicë. Gjendja tashmë është alarmante. Niveli qendror ka dështuar në ndalimin e abuzuesve të mjedisit, pak shpresë na ka mbetur te Komuna.

Është për keqardhje kur sheh rezistencën e seperacioneve të rërës e zhavorrit për ta ndaluar veprimtarinë e tyre ilegale, edhe përkundër krimeve shumëvjeçare mjedisore që çuan deri në humbje jetësh njerëzore.

Ata po tregojnë se janë në gjendje të bëjnë çdo gjë; të organizojnë protesta e të bllokojnë rrugë, të sulmojnë banorët dhe ekipet televizive, t’i korruptojnë inspektorët, por edhe të gjuajnë me kallash. Por, dikush duhet t’i ndalë. Prej nivelit qendror ‘i kemi çu duartë’, sytë i kemi te Komuna.

FIDANISHTJA

Përballë krimit ndaj lumenjve e mjedisit, bie çdo argument përfshirë edhe ata më banalët, si humbja e disa vendeve të punës. Njerëzit atje, janë në hall të madh.

Këta abuzues mjedisor ia kanë ndryshuar dhunshëm rrjedhën lumenjve, kanë degraduar sistemin e tyre, kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe zonave të banuara, po e shkatërrojnë botën bimore të kultivuar përgjatë lumenjve.

Kthim prapa s’duhet të ketë, pavarësisht kostos. Seriozitetin e kryetarit dhe organeve komunale do ta shohim në ditët dhe javët e ardhshme.

Amir Jakupi, OJQ “Fortesa”, Kamenicë