UBT

Vrasësi i kosovarit në Renens ishte kunati i tij

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pak pas vrasjes, hetuesit e Policisë të Vaud patën identifikuar një të dyshuar dhe kanë kryer inspektime të shumta duke bërë edhe disa intervista me dëshmitarë.Hetimet kanë çuar gjerë tek një apartament në La Chaux-de-Fonds, ku i dyshuari ishte strehuar.

Këto informacione i janë dhënë policisë së Neuchâtel-it të cilët kanë arrestuar natën rreth orës 11:30 katër persona në apartamentin në fjalë. Një armë që i përkiste të dyshuarit është gjetur në banesën në fjalë.

Mobi Casa

I dyshuari, një kosovar 27 vjeçari, banorë i qytetit të Lozanës i është nënshtruar pyetjeve të policisë së Vaud-it. Ai ka pranuar se ka qëlluar tre herë me armë në drejtim të viktimës, i cili ishte kunati i tij. Sipas hetimeve paraprake, kjo vrasje ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare.(albinfo.ch)