Eko Higjiena

“Vrasësi” i komuniteteve!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Lavdim Hamidi – Aleksandër Jabllanoviq edhe nëse de jure ende është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ai de facto është i shkarkuar nga drejtimi i këtij dikasteri në ekzekutiv.

Pas disa protestave të mbajtura në vend, fillimisht të organizuara nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” e më pas edhe nga partitë opozitare, të cilat eskaluan në dhunë mes policëve dhe protestuesve, as kryeministri Isa Mustafa nuk mund t’ia mbajë të palëkundur Jabllanoviqit “kolltukun” e ministrit, kur për shkak të mosshkarkimit të tij vendi po rrëshqet drejt destabilitetit, situatë kjo që nuk i konvenon askujt, madje as serbëve.

Kreu i Listës “Srpska” përfundimisht nuk mund të jetë edhe më tutje ministër i Komuniteteve, kur pas deklaratës që i ka quajtur nënat gjakovare egërsira, vetëm se i ka hasmëruar dy komunitetet kryesore në vend, atë shqiptar dhe serb, duke u shndërruar kështu në shkatërrues të harmonisë false ndërmjet komuniteteve.

Ai mund edhe të mos e pranojë shkarkimin nga një kryeministër i Kosovës, shtet ky të cilin nuk e pranon Serbia, prandaj me shumë gjasë do të vendosë për dorëheqje nga detyra para protestës tjetër që do të mbahet të mërkurën e ardhshme, me arsyetimin se deklarata e tij për nënat gjakovare është keqpërdorur nga partitë opozitare.
Megjithatë, efekti do të arrihet.

Jabllanoviq, i cili e ka fyer rëndë një pjesë të ndjeshme të shoqërisë, nuk do të jetë ministër në Qeverinë “Mustafa” dhe njëkohësisht të gjithë ministrat e partisë së tij do të jenë shumë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre në raport me komunitetet, për pajtimin e së cilëve që një dekadë e gjysmë institucionet ndërkombëtare në vend kanë shpenzuar shumë para dhe energji.

Mobi Casa

Madje, për ta përshpejtuar procesin e shkarkimit apo dorëheqjes së Jabllanoviqit duhet të kontribuojnë edhe ndërkombëtarët, duke bërë presion tek kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me arsyetimin se me të në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete do të jetë shumë më i vështirë procesi i kthimit të serbëve në Kosovë dhe po aq sa edhe pajtimi mes komuniteteve, e cila gjë synohet të arrihet edhe nëpërmjet bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të kalkulohet se largimi i Jabllanoviqit mund ta nxjerrë nga institucionet Listën “Srpska”, e cila përkrahet nga Beogradi, sepse një subjekt politik që i ka dhjetë deputetë në Parlamentin e Kosovës shumë lehtë do të mundë ta gjejë pasardhësin e Jabllanoviqit në krye të Ministrisë.

Serbët dhe përfaqësuesit e tyre politikë asnjëherë deri më tani nuk kanë përbërë kurrfarë pengese për partitë politike të shqiptarëve në Kosovë, qoftë edhe për ato të opozitës, pasi që kërkesa për largimin e ndonjë ministri serb nga Qeveria e Kosovës, si për Jabllanoviqin, nuk ka pasur asnjëherë deri më tani.

Ata përpos që i kanë pranuar institucionet e Kosovës, njëkohësisht kanë qenë shumë të kujdesshëm në deklaratat e tyre publike në raport me të gjitha komunitetet që jetojnë në vend, të cilat gabime i bëri Jabllanoviqi në muajin e parë të pjesëmarrjes në ekzekutivin e vendit.
Të gjithë ministrat në Qeverinë e Kosovës, qoftë edhe ata të Listës “Srpska”, në të ardhmen duhet të jenë më të kujdesshëm me deklaratat e tyre, në mënyrë që të mos i “vrasin” ndjenjat e komuniteteve. E kujdes maksimal në këtë drejtim duhet të ketë sidomos ministri i ri për Komunitete.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.