Uji Dea

Vrasës mizorë e monstruozë të grave!

/ 3 minuta lexim

Nga Halil Matoshi – Përbuzni vrasësit e tyne!Asnji burrë nuk ka vlerë ma të naltë se akëcila grue: Vlerat e vërteta nuk kanë gjini! Janë njerëzore!Gratë e vrame: Ato janë ndërgjegja jonë kolektive e vrame!

1.
Vrasja e grave po normalizohet në shoqninë kosovare, s’pari si pasojë e traditave primitive kanunore dhe mendësisë së burrnores si modus i sjelljes shoqnore, që e madhnojnë edhe shumë gra; Pastaj shtytës për dhunë ndaj grave âsht dhuna e zhveshun dhe e gjatë në rrugë si dhe dhuna simbolike si metodë e marrjes së pushtetit politik; dhuna verbale e pushtetit politik dhe nacionalizmi kumulativ, të orientueme kundër nji anmiku të brendshëm (regjimi 20-vjeçar?) dhe të jashtëm (Serbisë në këtë rast) si dhe ndaj kritikëve të vet dhe për pasojë, kthimit të agresionit nga jasht – përbrenda!?Dhuna që pothuajse âsht bâ normë, prodhon rëndom ma shumë dhunë!

2.
Së treti, janë politikat e çorodituna ndëshkimore (që shkojnë deri në ‘banalitetin e të keqes’) të sistemit kosovar të drejtësisë, ato që é inkurajojnë veasjën e grave, pra vet thelbi i sistemit në raport me dhunën ndaj grave, tue qenë se mbështetët në të drejten zakonore të vendosun nga burrat, âsht femicidist!

3.
Së katërti, rritja e islamit politik (si normë dhe kulturë) në përmasa shqetësuese (gjuha justifikuese e vrasjeve tue u thirrë në vlerat islame nga shumë komentues në portale dhe rrjete sociale) dhe retorikat misogjene të disa predikuesve të islamit në Kosovë, (që shërbejnë si nji farë milicie morali!?) ndikojnë në inkurajimin e vrasjës së grave, në mbrojtje të kinse moralit Islam, që në parim justifikon veçimin dhe hedhjen e gurëve mbi shkelëset e parimeve islame siç âsht kunora dhe atë edhe pa asnjë fakt, mjafton dëshmia e nji “ispati” misogjen e fanatik.

Fundamenti

4.
“Gratë kanë çu krye, i nalë veç plumi”- komentojnë shumë dhunues e vrasës potencial dhe kalojnë pa u ndëshku!?
Kësaj mendësie duhet me iu përgjegj pa u luhatë: Me burg!Gratë janë nâna potenciale të këtyne monstrave që bredhin të lirë në Kosovë!
A lypin plum nânat e tyne?Duhet që shteti (zyrtarët policorë, hetues, prokurorë e gjykatës) me ua bâ këtë pyetje dhe me u përgjegjë vet: Jo! Sepse gratë janë nânat potenciale të njerëzimit!

5.
Dy burra i vrasin gratë e tyne sëfundi – të denoncuem ma parë për dhunë familjare – por t’pandëshkuem!?Pra shteti merr pjesë në vrasje!?Mbani mend emnat e Eronës dhe Gjyljetës!
Përbuzni vrasësit e tyne!Asnji burrë nuk ka vlerë ma të naltë se akëcila grue: Vlerat e vërteta nuk kanë gjini! Janë njerëzore!Gratë e vrame: Ato janë ndërgjegja jonë kolektive e vrame!

6.
Liri për gratë kosovare!Pra liri e mbrojtje shtetnore për trashëgimi prone, për divorc e zgjedhje të lirë se qysh e projekton jetën e saj!Lex-Specialis (dyfishim të ndëshkimeve për dhunën ndaj grave) dhe femicidin!

Stop dhunës dhe vrasjeve!
Reformë në arsim, në Kurkula dhe reformë mediatike!P.S.
Burg për mbështetësit dhe inkurajuesit e dhunës ndaj grave në rrjetet sociale!